Kinë, të ardhurat nga programet kompjuterike vjet i kaluan 10 trilionë juanët
2023-02-01 16:33:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2022, sektori i programeve kompjuterike dhe i teknologjisë së informacionit i Kinës ruajti zhvillimin e qëndrueshëm. Të ardhurat nga programet kompjuterike i kaluan 10 trilionë juanët (rreth 1.5 trilionë dollarë), dhe eksporti i këtyre programeve u shtua.

Vitin e kaluar, numri i kompanive të sektorit të programeve kompjuterike  dhe të teknologjisë së informacionit në Kinë ishte mbi 35 mijë, ndërsa të ardhurat nga programet kompjuterike kapën vlerën 10 trilionë e 812 miliardë e 600 milionë juanë, 11.2 % më shumë se në vitin 2021.

Vjet, fitimet  e përgjithshme të sektorit të programeve kompjuterike arritën në 1 trilion e 264 miliardë e 800 milionë juanë, duke u shtuar 5.7 % në krahasim me vitin 2021.

Njëkohësisht, eksporti i programeve kompjuterike kineze pati një vlerë prej 52 miliardë e 410 milionë dollarësh, me një rritje 3 %. (Fani)