Kina kundërshton me vendosmëri terrorizmin e çdo forme
2023-01-31 21:01:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është e tronditur thellësisht nga sulmi terrorist në Pakistan dhe e dënon ashpër atë, tha në një konferencë shtypi të martën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning. Ajo shprehu ngushëllime të thella për viktimat dhe simpati për të plagosurit dhe të afërmit e viktimave.

Mao Ning theksoi se Kina kundërshton me vendosmëri terrorizmin e çdo forme dhe e përkrah me vendosmëri Pakistanin në goditjen e terrorizmit dhe në ruajtjen e stabilitetit kombëtar e të sigurisë së jetës së popullit.

Sipas njoftimeve, të hënën, në një xhami në qytetin Peshavar të Pakistanit ndodhi një shpërthim, që deri tani ka shkaktuar të paktën 59 të vdekur dhe 157 të plagosur. (Fani)