Xi Jinping-u i përgjigjet letrës së nxënësve të Shkollës Dygjuhëshe Hungarisht-Kinezisht
2023-01-31 17:30:04

Pak ditë më parë, presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj një letre të nxënësve të Shkollës Dygjuhëshe Hungarisht-Kinezisht në kryeqytetin hungarez Budapest, ku i nxit fëmijët dhe të rinjtë hungarezë ta njohin më shumë Kinën dhe të kthehen në ambasadorë të miqësisë ndërmjet të dy vendeve.

Xi Jinping-u theksoi në letrën e vet se Kina e Hungaria kanë një histori të lashtë dhe kulturë të shkëlqyer, ndërmjet popujve të të dy vendeve ka një miqësi tradicionale dhe shkëmbimet njerëzore dypalëshe janë shtuar pandërprerë. "Ju mirëpresim të ndiqni shkollën e lartë në Kinë pas diplomimit. Shpresoj që më shumë fëmijë e të rinj hungarezë do ta pëlqejnë e do ta mësojnë kinezishten dhe do ta vizitojnë Kinën, për të njohur më shumë historinë e kulturën kineze," tha presidenti Xi Jinping në letër.

Shkolla Dygjuhëshe Hungarisht-Kinezisht  u themelua në shtator të vitit 2004 dhe është e vetmja shkollë dygjuhëshe në Europën Qendrore e Lindore që jep mësime në kinezishte e në gjuhë të huaj. Tani kjo shkollë ka program mësimor 12-vjeçar dhe 20 klasa me mbi 530 nxënës. Në tetor të vitit 2009, Xi Jinping-u, që në atë kohë ishte zv.president i Kinës, shkoi në këtë shkollë gjatë vizitës që bëri në Hungari. Gjatë Festës së Pranverës të këtij viti, nxënësit Hu Lingyze dhe Song Zhixiao i shkruan letër në emër të shkollës presidentit Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij Peng Liyuan, për t'i uruar me rastin e Vitit të Ri Kinez, duke shprehur dëshirën e tyre për të dhënë kontribut për miqësinë ndërmjet Hungarisë e Kinës. (Fani)