OBSH: Covid-19 mbetet një emergjencë ndërkombëtare
2023-01-31 14:45:03

OBSH (Foto Bostonglobe)

OBSH (Foto Bostonglobe)

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se pandemia Covid-19 përbën ende një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, sipas raporteve të mediave, cituar nga “Xinhua”.

Komiteti Këshillimor i kërkoi OBSH-së të propozojë mekanizma alternativë për të ruajtur fokusin global dhe kombëtar në Covid-19 pasi të përfundojë urgjenca e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

“Komiteti ra dakord që Covid-19 mbetet një sëmundje infektive e rrezikshme me aftësinë për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në shëndetin dhe sistemet shëndetësore. Komiteti diskutoi nëse vazhdimi i urgjencës së shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar kërkohet për të mbajtur vëmendjen globale ndaj Covid, pasojat e mundshme negative që mund të lindin nëse ndërpritet dhe si të kalojmë në një mënyrë të sigurt”,- thuhet në një deklaratë të agjencisë shëndetësore të OKB-së, përcjellë nga “CGTN”. (Irma)