Ndarja e çmimeve 2023 (Foto facebook)
CCI Awards 2023, Ceremonia e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Bashkia e Tiranës, për vlerësimin e promotorëve të ekonomisë së vendit ndau një sërë çmimesh për institucione të ndryshme.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë prej më shumë se 13 vitesh vlerëson më të mirët e sipërmarrjes private të mbarë trevave shqiptare.
Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë në një ceremoni gala u shpërndanë “CCIT Awards” si dhe u shënua njëkohësisht 126 vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në një mbrëmje të mbushur me surpriza dhe spektakël. Një event i përvitshëm, i cili ka si qëllim kurorëzimin e sipërmarrjeve më të suksesshme në fusha të ndryshme të të gjitha trevave ku flitet shqip.
Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka hapi ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve.Ai falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen, veçanërisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri, delegacionin kosovar dhe të gjithë ministrat.
Universiteti Metropolitan Tirana u nderua me Çmimin e Ekselencës në ceremoninë e CCIT AWARDS 2023 organizuar nga Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë.
Nikolin Jaka Icct awards 2023 (Foto facebook)
Ndarja e çmimeve icct awards 2023 (Foto facebook)
Rektori i Universitetit Metropolitan Tirana, Prof. Dr. Nikolla Civici në fjalën e tij falenderoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë që përzgjodhi UMT për këtë çmim shumë të rëndësishëm.
“Ne jemi një Universitet i ri, por që po rritemi në mënyrë të shëndetshme duke u bazuar në synimin për ta kthyer universitetin në qendër ekselence në arsimin e lartë. Universiteti Metropolitan Tirana, përveç edukimit ne fushat e Ekonomisë dhe Inxhinierisë, ofron dhe elementë të praktikave të inovacionit dhe me këtë mënyrë shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë në të ardhmen,” – u shpreh rektori.
Përmes studimeve doktorale, UMT synon të hedhë hapa të rëndësishëm drejt krijimit të një ekosistemi të sistemeve inteligjente në vend. Universiteti Metropolitan Tirana do të mbështesë kryerjen e studimeve të doktoraturës, jo vetëm me tarifë regjistrimi zero, por me ndërtimin e një metodologjie cilësore për rritjen e kapaciteteve, zhvillimin e profesoriatit dhe ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor, tha ndër të tjera ai
Rrjeti laboratorik “Intermedica” është vlerësuar me çmimin “Investimi i vitit në fushën e mjekësisë”. Çmimi në emër të “Intermedica-s” u tërhoq nga Dr. Vasil Llajo, i cili shprehu falenderimet për vlerësimin ndaj rrjetit laboratorik më të madh në vend, i cili sipas tij sot është partner i besueshëm me 320 laboratorë.
Vasil LLaja Intermedica (Foto facebook)
“Intermedica ndodhet si një smart dhe pjesë e epokës së re dhe ka mundësi që sot koha i kërkon dhe janë etapa pa të cilat nuk mund të ecim dot. Intermedica ka teknologjinë e multipleksit ku me një çip që zbulon një sërë sëmundjesh për të bërë zbulimin e patogjenëve, dhjetë apo më shumë se aq. Sot zbulohen një sërë sëmundjesh të rrezikshme dhe seksualisht të transmetueshme”, u shpreh Llajo
Mbrëmja gala për dhënien e çmimeve bëri bashkë biznesmenë të fushave të ndryshme, të infrastrukturës, teknologjisë, financës, ndërtimit, prodhimit vendas, të cilët u vlerësuan për standardin, cilësinë dhe përgjegjshmërinë në treg.