Kina i dhuron Botsvanës produkte të shëndetit riprodhues
2023-01-30 14:56:15

KIna-Botsvana (Foto Xinhua)

KIna-Botsvana (Foto Xinhua)

Kina dhuroi pajisje mbrojtëse personale dhe produkte të shëndetit riprodhues në Botsvanë. Dhurimi, i bërë në partneritet me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), përfshinte kontraceptivë, doreza ekzaminimi, doreza kirurgjikale, maska kirurgjikale, syze, mburoja për fytyrën.  

“Shpresojmë që këto produkte të ndihmojnë në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve mjekësorë, si dhe vajzave adoleshente dhe grave të reja”, tha Wang Xuefeng, ambasadori kinez në Botsvana, gjatë ceremonisë së dhurimit, cituar nga “Xinhua”.  

Nga produktet e shëndetit riprodhues do të përfitojnë rreth 87.000 vajza adoleshente dhe gra të reja të moshës riprodhuese, tha ai.  

Dhurimi tregon përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë kineze për partneritet me qeverinë e Botsvanës dhe UNFPA për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit mjekësor të sigurt dhe cilësor për të gjithë, si dhe shëndetin personal dhe riprodhues për gratë dhe vajzat që kanë nevojë për ndihmë, tha Wang.  

Tlangelani Shilubane, i cili drejton zyrën e UNFPA-së në Botsvana, e vlerësoi Kinën si partner strategjik, që bashkëpunon me organizatën kur është e nevojshme.  Ministri i Shëndetësisë së Botsvanës, Edwin Dikoloti, falënderoi UNFPA-në dhe qeverinë kineze për bashkëpunimin e tyre të frytshëm në adresimin e boshllëqeve dhe nevojave të paplotësuara të Botsvanës në fushën e planifikimit familjar. (Elona)