Shtohen turistët kinezë jashtë vendit gjatë Festës së Pranverës
2023-01-30 20:50:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë shtypi të hënën se, në Festën e Pranverës të këtij viti, bota pa një Kinë plot energji e gëzim.

Mao Ning-u tha se, sipas statistikave, gjatë Festës së Pranverës numri i njerëzve që hynë në Kinë ose dolën nga Kina i kaloi 2 milionë e 870 mijët, me një mesatare ditore që arriti në 410 mijë, duke u rritur 120.5 % në krahasim me Festën e Pranverës të vitit të kaluar. Rezervimet e turistëve kinezë për udhëtime jashtë vendit u shtuan 640 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa porositë për bileta fluturimesh ajrore ndërkufitare u shtuan me katër herë.

“Lulëzimi i turizmit dhe i konsumit kanë pasqyruar dëshirën e popullit kinez për një jetë më të mirë dhe besimin e tyre për zhvillimin e vendit. Popujt e vendeve të ndryshme kanë ndier fuqinë e rimëkëmbjes së ekonomisë kineze,” theksoi zëdhënësja.