Sa e gjatë do të jetë lista e viktimave të dhunës policore në ShBA?
2023-01-30 13:13:35

 Foto:VCG

Foto:VCG

Para 55 vjetësh, lajmi që aktivisti i të drejtave të njeriut Martin Luther King u vra në qytetin Memfis të shtetit Tenesi në ShBA, tronditi gjithë botën.

Pas 55 vjetësh, në të njëjtin qytet, rrahja për vdekje e 29-vjeçarit afroamerikan Tyre Nichols nga pesë policë, ngjalli zemëratë në mbarë vendin.

Nga nata e 27 janarit e deri më 28 janar, në mbi dhjetë qytete amerikane u organizuan protesta, ku pjesëmarrësit hodhën parulla si  “Pa drejtësi nuk ka paqe”; “Jemi të lodhur nga vrasjet, rrahjet dhe ndjekjet” dhe “Policia shpërfill jetën e njerëzve dhe shpërdoron kompetencat në trajtimin e qytetarëve”. Media amerikane njoftoi se kjo ngjarje mund të rindezë trazirat masive në gjithë vendin si në vitin 2020 pas vrasjes së George Floyd-it.

Foto:CMG

Foto:CMG

Foto:CMG

Në thelb, “trajtimi i veçantë” i banorëve afroamerikanë nga policia e ka burimin te racizmi i rrënjosur në "demokracinë amerikane". Sipas të dhënave të publikuara në uebsajtin “Mapping Police Violence”, nga viti 2013 deri vjet, mundësia që afroamerikanët të vuanin nga zbatimi i dhunshëm i ligjit ishte 2.9 herë më shumë se për të bardhët.

 Në nëntorin e vitit 2022, organizata jofitimprurëse “People For the American Way” publikoi artikullin me titull “Të kuptuarit e historisë së zbatimit të detyrës nga policia në Amerikë dhe dhuna e policisë kundër komununiteve të afroamerikanëve”, në të cilin zbulohet arsyeja e thellë e një gjendjeje të tillë. Sipas artikullit, nga skuadrat e patrullimit për të gjetur skllevërit e arratisur deri te organizatat terroriste të së ashtuquajturës "supremaci e bardhë" dhe te “frika e të bardhëve", ndikimet e fuqishme të tyre kanë formuar kulturën e dhunës të policisë amerikane. Kjo është edhe arsyeja që shumë analistë mendojnë se është e pamundur të reformohet një organ që i ka rrënjët në racizëm. Racizmi është në gjenet e sistemit policor të ShBA-së.

Siç tha presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim të mbajtur ditët e fundit, ëndrra e Martin Luther King-ut për barazi dhe drejtësi ende nuk është realizuar në vendin e tij.