“Qyteti kinez” në Budapest mban festimet e Vitit të Ri
2023-01-30 15:22:14


Komuniteti kinez në Hungari të shtunën nisi një ngjarje festive dyditore në lagjen kineze të Budapestit për të shënuar Vitin e Ri.

Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së festimeve pas një ndërprerjeje prej tre vitesh për shkak të pandemisë Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.

Festimet e këtij viti paraqitën një sërë programesh kulturore, duke përfshirë vallet tradicionale kineze të luanëve dhe dragoit dhe shfaqje të muzikës popullore kineze.

Vizitorët po ashtu provuan veshjet tradicionale kineze hanfu, provuan kaligrafinë dhe pikturën kineze dhe shijuan një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve kineze.

“Sot është hera e parë që komuniteti kinez këtu mban një ngjarje në shkallë të gjerë që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19”,- tha Yang Chao, i ngarkuari me punë i Ambasadës Kineze në Hungari.

“Aktiviteti ka marrë mbështetje të fortë nga autoritetet hungareze dhe pasqyron plotësisht marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe dy popujve”,- tha Yang në ceremoninë e hapjes. (Elona)