Kinë, vala e fundit e COVID-19 ka përfunduar
2023-01-30 18:22:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në raportin e fundit të përjavshëm të publikuar të mërkurën nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e Kinës, thuhet se në Kinë nuk ka pasur një rikthim të dukshëm të epidemisë së COVID-19 dhe nuk u zbuluan variante të reja të virusit gjatë Festës së Pranverës, duke treguar se vala e fundit e epidemisë ka përfunduar.

Sipas raportit, pas analizës fillestare të të dhënave kombëtare mbi diagnostikimin, mjekimin dhe mbikëqyrjen e infektimeve prej COVID-19 nga 9 dhjetori i vjetshëm deri më 23 janar të këtij viti, vala e fundit e epidemisë në Kinë arriti kulmin në fund të dhjetorit të vitit 2022, duke filluar të bjerë vazhdimisht pastaj. Kjo prirje u vëzhgua gjithashtu në provincat e ndryshme dhe në zonat urbane e rurale.

"Numri i pacientëve ambulatorë, i pacientëve në spitale, i rasteve të rënda e i vdekjeve në spitale, ka rënë vazhdimisht. Në fund të janarit të vitit 2023, përhapja e virusit ra në një nivel të ulët dhe presioni mbi sistemin mjekësor u lehtësua më tej," shtohet në raport.

Ndërkohë, numri i vizitave në klinikat e etheve arriti gjithashtu kulmin në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke rënë me më shumë se 90 për qind deri në fund të janarit të këtij viti.