Përqindja e infektimit nga COVID-19 gjatë Festës së Pranverës në Kinë është e ulët
2023-01-30 20:54:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Mi Feng u shpreh se përqindja e infektimit nga COVID-19 gjatë pushimeve të Festës së Pranverës nga 21 deri më 27 janar, ka qenë e ulët dhe rastet e sëmundjes në mbarë vendin janë në rënie.

Zyrtari i Departamentit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë Fu Wei u shpreh se gjatë Festës së Pranverës, numri i vizitave në klinikat e etheve e në repartet e urgjencës dhe i pacientëve ambulatorë në qendrat shëndetësore në fshat e në lagje ishte i paktë.

Sipas tij, më 27 janar, numri i përgjithshëm i pacientëve ambulatorë dhe i vizitave në repartet e urgjencës arriti afro 2 milionë e 40 mijë, rreth 30 % më pak në krahasim me 20 janarin, para Festës së Pranverës.

Edhe Mao Dezhi, zv.drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ekonomik Rural të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Çështjeve Rurale të Kinës, konfirmoi se gjendja epidemike ka qenë në përgjithësi e qëndrueshme në zonat rurale gjatë festës. (Fani)