Shefja e zyrës së OBSH-së për Shqipërinë: Vaksinohuni ndaj Covid, e nevojshme përsëritja e dozës
2023-01-29 18:28:54

Vaksinimi OBSH (Foto Rtsh)

Vaksinimi OBSH (Foto Rtsh)

Mbizotërimi i infektimeve nga gripi dhe viruseve të tjera respiratore ka ulur ndjeshëm interesin e qytetarëve për të marrë vaksinën anti-Covid. Moshat e treta, kryesisht të sëmurë kronikë, janë të vetmit që nuk i kanë shkëputur trupit të tyre memorien ndaj këtij virusi duke marrë sipas afateve vaksinën.

Por ndryshe nga perceptimi i krijuar se Covid nuk është më problematik, për OBSH-në, vigjilenca ndaj këtij virusi nuk duhet ulur.

Shefja e zyrës së OBSH-së për Shqipërinë, Geraldine McWeeney, dha shembullin e saj personal, duke marrë dozën e dytë përforcuese të vaksinës anti-Covid, si mbrojtje ndaj nënvarianteve të reja në qarkullim, shkruan “RTSH”.

“Shumë prej vaksinave kanë nevojë të përsëriten që të jenë efektive. Ka pasur shumë pyetje a na mbrojnë edhe ndaj nënvarianteve të reja. Vaksina anti-Covid do t’ju japë mbrojtje me disa gradë”,- u shpreh Geraldine McWeeney.

Virusi pandemik, ndonëse ka dobësuar agresivitetin, është ende në qarkullim dhe kjo mund të rrezikojë shëndetin e personave të pavaksinuar dhe atyre me imuntet të dobët. (Irma)