Gjatë Festës së Pranverës, pati mbi 308 milionë udhëtime të brendshme në mbarë Kinën, ndërsa të ardhurat nga turizmi arritën në 375.843 miliardë juanë, duke u rritur përkatësisht me 23.1 dhe 30 për qind nga viti në vit. Të ardhurat nga biletat e filmave gjatë Festës së Pranverës ishin 6.758 miliardë juanë, duke u rritur me 11.89 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave në hyrje-daljet kufitare u rrit me 120 për qind, në krahasim me pushimet e një viti më parë, sipas organit të Administratimit të Emigrantëve. Këto të dhëna të sapopublikuara nga pala zyrtare kineze për Festën e Pranverës, kanë sjellë lajme të mira për ekonominë kineze në këtë fillimvit.
nga VCG
nga VCG
Kjo është e para Festë e Pranverës pas fazës së re të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë kineze. "Kina e lëvizshme" u kthye dhe të dhënat e mira tregojnë vitalitetin në rritje të konsumit në Kinë.
Për shumë vite, konsumi ka qenë forca kryesore lëvizëse për rritjen e ekonomisë kineze. Megjithatë në vitin 2022, pas shpërthimit epidemik, shpenzimet konsumuese të Kinës kontribuuan vetëm 32.8 për qind të rritjes ekonomike, një shifër kjo më e ulët se norma e kontributit të formimit të kapitalit prej 50.1 për qind. Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike që u mbajt në fund të vitit të kaluar theksoi se viti 2023 ishte përcaktuar si "viti i rritjes së konsumit" nga ministria kineze e Tregtisë. Nën rolin e shumë elementeve, "java e artë" e Festës së Pranverës shfaqi përsëri forcën e veçantë konsumuese kineze, që favorizon edhe ekonominë botërore.
nga VCG
nga VCG
Në supermarketin e mallrave të importuara "Treni Ekspres Kino-evropian", qumështi, cokollata, vera dhe mishi i viçit dhe deles nga Evropa u blenë për dhurata nga kinezët që vizitonin të afërmit dhe miqtë gjatë Festës së Pranverës. Edhe frutat e freskëta tropikale nga Azia Lindore u preferuan nga konsumatorët kinezë. Në këtë mënyrë forca tërheqëse e tregut të madh të Kinës rrit edhe besimin e investitorëve të huaj për Kinën.
Në të njëjtën periudhë më shumë udhëtarë kinezë dolën jashtë vendit për turizëm. Sipas të dhënave përkatëse, turizmi i jashtëm në Festën e Pranverës u rrit për 640 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Festën e Pranverës, në ishullin Bali të Indonezisë, u organizua ceremonia e mirëseardhjes për grupin e parë turistik që mbërriti me avion çarter në këtë ishull. Guvernatori i ishullit Bali Wayan Koster tha: "Për shumë vite, turistët kinezë kanë qenë ndër të parët për ishullin Bali, kthimi i tyre do të nxitë patjetër zhvillimin e turizmit te ne." Disa media të huaja theksuan se pritshmëria e ardhjes së turistëve kinezë do të nxitë ringjalljen e hotelerisë, turizmit në përgjithësi dhe tregtisë globale.
Konsumi i lulëzuar gjatë Festës së Pranverës kineze ka vendosur një bazë të mirë për ekonominë vjetore, duke treguar edhe një herë elasticitetin dhe potencialin e madh të tregut konsumues kinez.
Xinhua
Ky është një lajm i mirë për ekonominë botërore. Më 25 janar, Kombet e Bashkuara publikuan një raport, ku parashikohet që rritja ekonomike botërore do të bjerë në 1.9 nga 3 për qind, ndërsa rritja ekonomike e Kinës do të arrijë në 4.8 për qind, duke u bërë forca kryesore e nxitjes së ekonomisë rajonale. Gazeta britanike "Financial Times" publikoi së fundmi një artikull ku theksonte se pas rregullimit të masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, konsumatorët kinezë filluan shumë shpejt konsumin dhe parashikimi i kësaj kërkese "mbështet shpresën e ringjalljes për ekonominë globale". (Xu Guang)