Rama: 474 të punësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”
2023-01-29 15:59:09

Infermieret (Foto Atsh)

Infermieret (Foto Atsh)

474 infermierë janë punësuar nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” duke u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga infermierët e punësuar në të gjithë vendin, pjesë e ekipit prej rreth 900 infermierësh të punësuar në sistemin shëndetësor publik vetëm gjatë vitit 2022, raporton “ATSH”.

Platforma “Infermierë për Shqipërinë” e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron mundësi reale punësimi për të gjithë infermierët që kanë përfunduar studimet e larta apo janë kualifikuar më tej në këtë fushë për të kontribuar në shëndetin e komunitetit.

Kjo platformë garanton një proces rekrutimi të udhëhequr nga parimet e transparencës, meritës, profesionalizmit dhe barazisë në funksion të ofrimit të një shërbimi cilësor infermieror në të tre nivelet e kujdesit shëndetësor. (Irma)