Irak, rritet kërkesa për lule artificiale kineze
2023-01-29 18:33:46

Irak (Foto Xinhua)

Irak (Foto Xinhua)

Lulet artificiale të importuara nga Kina po rezultojnë të kërkuara nga pronarët e dyqaneve me pakicë dhe qytetarët në tregun Shorja, një qendër kryesore e shitjes me shumicë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

"Ka një kërkesë të mirë nga klientët irakianë për të blerë lule artificiale kineze, veçanërisht për dasma, ngjarje sociale dhe dekorim makinash",- tha Jawadin Mohammed, pronar i një qendre lulesh me shumicë në treg.

Njerëzit janë të magjepsur nga cilësia e tyre e lartë, estetika dhe çmimet e përballueshme, përveç shumë opsioneve për sa i përket ngjyrës dhe madhësisë, citon “Xinhua”. (Irma)