Eksperti ganez: Politika e Kinës për Covid-19 ndihmon në rivendosjen e zinxhirëve globalë të furnizimit
2023-01-29 18:27:37

nga VCG

nga VCG

Heqja e kufizimeve të Covid-19 në Kinë do të kontribuojë në rivendosjen e zinxhirëve të furnizimit global, deklaroi një ekspert ganez.

Alex Ampaabeng, specialist i politikave fiskale në Komitetin e Oksfordit për Ndihmën e Urisë në Ganë, deklaroi për “Xinhua” se optimizimi i politikave të kontrollit të Covid nga qeveria kineze është një lajm i mirëpritur për ekonominë globale, pasi ajo ka tendencë për të rritur vëllimet e tregtisë me pjesën tjetër të botës.

“Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë. Gana dhe mjaft vende të tjera tregtojnë shumë me Kinën. Pasi Kina rihapi dyert e saj për botën që gjërat të kthehen në normalitet, padyshim që inflacioni i shkaktuar nga furnizimi joadekuat mund të të kufizohet”, tha ai.

Gjatë festës njëjavore të Festivalit të Pranverës, Kina ka parë një bum konsumi me kinematë dhe pikat turistike të mbushura plot me turistë.

Sipas Ampaabeng, furia e udhëtimeve në Kinë dhe zbavitja e blerjeve gjatë sezonit të festave pasqyruan energjinë e ekonomisë së Kinës dhe rritën besimin e njerëzve në rifillimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Ampaabeng tha se ai ka besim se rivendosja graduale e zinxhirëve të furnizimit global do të ndihmojë në uljen e rritjeve të çmimeve të dëshmuara në një numër të madh vendesh. (Irma)