Bill Gates: "Rritja e Kinës" është një "fitore e madhe për botën"
2023-01-28 18:35:34

Foto: VCG

Foto: VCG

Ngritja e Kinës është një "fitore e madhe për botën", tha të mërkurën bashkëthemeluesi i Microsoft-it Bill Gates, gjatë një interviste me Institutin Lowy, një qendër kërkimore australiane, sipas Fox Business.

"Unë prirem ta shoh ngritjen e Kinës si një fitore të madhe për botën," - tha Gates, duke shtuar se pjesa e popullit kinez në popullsinë globale sot përputhet me pjesën e tyre në ekonominë botërore. Kur u pyet se sa optimist ishte ai ndaj Kinës, Gates tha se mendon që "mentaliteti aktual i ShBA-së ndaj Kinës është një lloj mentaliteti humb-humb". Ai tha se e gjithë bota duhet të punojë së bashku për ekonominë botërore, për zbulimin e ilaçeve kundër kancerit dhe zgjidhjen e ndryshimeve klimatike.

Gjatë intervistës, Gates tha gjithashtu se ShBA është politikisht në gjendje të dobët, duke shtuar se vende si Kina duhet të luajnë një rol më të madh në qeverisjen botërore, sipas Fox Business. "Sistemi aktual botëror është projektuar rreth udhëheqjes së ShBA-së," -tha bashkëthemeluesi i Microsoft-it, duke shtuar se ndërsa vendet e tjera janë bërë më të pasura, disa vende me të ardhura mesatare, përfshirë Kinën dhe Indinë, duhet të luajnë një rol më të fortë në qeverisjen botërore. (Li Huailiang/Edmond)