Shqipëri - Memorandum bashkëpunimi për sigurinë në punë në projektet e IPARD III
2023-01-28 19:25:18

Marreveshja për bujqësinë (Foto Atsh)

Marreveshja për bujqësinë (Foto Atsh)

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj, dhe drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Eljo Muçaj, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të zbatimit të programit IPARD III (2021-2027).

Objekt i këtij bashkëpunimi është përmbushja e standardeve kombëtare dhe të Bashkimit Europian në fushën e sigurisë në punë për investimet që do të kryhen në këtë program, citon “ATSH”.

Sipas Selmanaj, të gjitha investimet duhet të kryen duke respektuar kriteret e sigurisë në punë të punonjësve.

Drejtoresha AZHBR-së theksoi se programi IPARD III pritet të nisë së shpejti dhe parashikon një zhvillim dhe transformim të mëtejshëm të bujqësisë në vend. (Irma)