Gjermania dhe Zvicra mbështetje zhvillimit rural në Shqipëri
2023-01-28 19:23:36

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes nismave të saj, i ka dhënë nxitje bashkëpunimit me qeverinë zvicerane dhe atë gjermane për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”, që i hap rrugë një zhvillimi të ri të sektorit rural në Shqipëri.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, nënshkroi një marrëveshje me drejtoreshën e “GIZ Albania” Sonja Kurz, për projektin i cili do të punojë për të rritur të ardhurat dhe punësimin në zonat rurale duke mbështetur sektorin agro-ushqimor.

“Me kënaqësi i bashkohemi Agjencisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ duke kontribuar 4.2 milionë euro për projektin Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural”, u shpreh Huber, citon “ATSH”.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus të veçantë mbështetjen e fermerëve të vegjël, sipërmarrës të vegjël dhe shumë të vegjël që veprojnë në fushën e bujqësisë agroturizmit apo sektor të tjerë rural, ku parashikon të adresoj dhe kontributin e donatorëve si një vlerë e shtuar për ringritjen e këtij grupimi rural. (Irma)