Sezoni i ri artistiko-kulturor 2023 në Galerinë e Artit në Tiranë nisi me një eveniment ndërkombëtar në fushën e dizajnit, “Festivali Ndërkombëtar i Posterit”. Ky ishte edicioni i dytë, i këtij festivali. Galeria e Artit Tiranë mikpriti artistë të huaj dhe shqiptarë, të cilët prezantuan 200 posterët e tyre me mesazhe interesante. Festivali u konceptua si një garë, fituesit e të cilës ishin ata që në punimet e tyre ja dolën të krijonin më shumë impakt tek juria profesioniste.
Posterat do të qëndrojnë në hapësirën e GAT deri në fund të muajit janar, për t’ia lënë më pas vendin një tjetër ekspozite dedikuar artistëve të rinj. Çmimin e parë në PIPF 2022 e mori artisti Peter Pocs, me çmim të dytë u nderua Dragan Bozhino dhe në vend të tretë u rendit Lindon Hajdaraj.
Për Radio Ejani kuratori i festivalit Rrezeart Galica shprehet se ky event do të lërë gjurmë të bukura në art.
Festivali i posterit ( foto personale)
CMG: Cili ka qenë qëllimi i festivalit ?
Rrezeart Galica: Qëllimi i këtij festivali është që edhe njëhërë të kthejë vëmendjen nga posteri për të treguar që posterat mund të jenë edhe artistikë. Është medium që godet edhe në tema të tjera. Nuk ka vetëm një mesazh që kemi dashur të përcjellim, por edhe një sfidë për të ndryshuar mentalitetin rreth posterit. Pra, mund ta përdorim edhe si një formë për të bërë art gjithashtu.
Artistët e kanë treguar tashmë rëndësinë e posterit. Duke qenë që temë e parë ka qenë liria, artistët nga e gjithë bota e kanë përcjellë atë më së miri. Secili nga këndvështrimi i tyre kanë dhënë një mesazh. Në këtë tablo është e paraqitur më së miri panorama e qytetit apo shtetit nga vjen artisti.
CMG: Çfarë keni kuptuar nga artistët pjesëmarrës?
festivali i posterit 2 ( burimi foto personale)
Rrezeart Galica: Në këtë festival kemi kuptuar që arti i përket artistit dhe se ata nuk mund të manipulohen, por duart e tyre dhe mendimet janë të lira për të nxjerrë si diçka përfundimatre një material që paraqet lirinë në thelb. Arti nuk duhet të ketë as kufij dhe as barriera dhe këtë gjë e kanë treguar edhe artistët pjesëmarrës.
CMG: A u jep ky festival një mundësi artistëve të rinj?
Rrezeart Galica: Unë e kam përmendur edhe më herët që ky festival grumbullon edhe studentët që sjellin punimet e tyre dhe bëhen të njohur përmes posterit. Kemi një interes të lartë dhe ajo që bie në sy është se ata janë të dedikuar dhe ka qenë ky hap fillestar që i ka çuar ata në hapa edhe më të mëdhenj më vonë, për të bërë art në Shqipëri por edhe në botë.
CMG: Çfarë roli ka arti në botë?
Posterat ( foto personale)1
Rrezeart Galica: Arti ka një fuqi që askush tjetër nuk ka, sepse bota jonë del në pah. Përmes artit del në pah vlera e një vendi, shtetet janë bërë bashkë me për t’i treguar njëri-tjetrit se çfarë vlen më tepër. Arti është e vetmja mënyrë që duhet të komunikojmë sepse është një formë që të afron më tepër.
CMG: Cila është juria në këtë festival?
Rrezeart Galica: Juria është profesionale dhe ka një peshë shumë të madhe. Në përberje ka nga vende të ndryshme, kemi shumë shtete. Kemi përzgjedhur disa vende për të treguar diversitet në juri dhe që ka profesionistë nga e gjithë bota.
CMG: Cilat janë temat kryesore në këtë festival?
Rrezeart Galica: Disa nga dizanjerët kanë përzgjedhur vetëm lirinë si metaforë të bukur për vijimësinë e lirisë së shteteve dhe paqes së tyre.
CMG: Festivali është në edicionin e dytë, sa e rëndësishme është vijimësia e tij?
Rrezeart Galica: Shumë e rëndësishme, sepse na tregon që në çdo edicion ka ndryshime dhe gjëra të reja. Posteri jep idene dhe provokon idenë e më pas do ketë një zgjidhje. Ne duam të krijojmë një medium që të sensibilozjmë edhe të rinjtë sepse aty mund të promovojnë punën e tyre të re dhe ju hapet një dritare mundësish në karrierë.
CMG: A pati tema të tjera të përveç lirisë, që u trajtuan në këtë festival?
Rrezeart Galica ( foto personale)
Rrezeart Galica: Po pati edhe tema të lira dhe unë jam ndierë mirë dhe jo vetëm unë por të gjithë ata që e duan dhe vlerësojnë artin. Normalisht që janë tema që lidhen me problemet e dhunës, ambientalistëvë ku bëhen thirrje të ruhen vlerat e shoqërisë dhe gjithçka tjetër. Thirrja për paqe është ajo që mbizotëron në shumicën e posterave.
Intervistoi:Megi Latifi