Sigurimet në Shqipëri dhe zhvillimi i tregut
2023-01-27 15:46:31

Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 është shënuar një rritje e dukshme e shqiptarëve që kanë vendosur të sigurohen nga sëmundjet, aksidentet, por edhe jetën. Sipas AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ) tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës,  nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.08%.  Lidhur me sigurimet dhe zhvillimin e këtij tregu në Shqipëri shpreh opinionet e tij për Grupin Mediatik të Kinës eksperti i ekonomisë Ersuin Shehu.

Ersuin Shehu  në intervistë për CMG

Ersuin Shehu  në intervistë për CMG

CMG: Si paraqiten të ardhurat sa i përket sigurimeve shoqërore në Shqipëri ?

Ersuin Shehu: Shqipëria është nga ato vende dhe tregje sigurimesh që ka një nivel shumë të ulët dhe nëse shohim statistikat krahasuese, Shqipëria ka tregjet më të vegjël të sigurimeve në Europë, matur dhe në terma relativë. Në kemi një volum sigurimesh të tregut 1.1% e GDP-së në vitin 2021, ishim afërrsisht 160 milionë euro. Me këto shifra jemi në nivelet më të ulta në Europë dhe nëse e masim sigurimin në raport me popullsinë jemi diku tek 55 euro për frymë, që është një nga nivelet më të ulta ku para nesh mund të jetë Moldavia. Po të shohim shifrat mund të themi se Shqipëria është një treg i vogël sigurimesh dhe mbi të gjitha kultura e sigurimit vullnetar është mjaft e ulët. Nëse i shkojmë më tej strukturës së tregut të sigurimeve mund të vërehet që në masën dërrmuese përbëhet nga sigurimi i detyrueshëm, kryesisht sigurimi i detyrueshëm motorik, ndaj palëve të treta dhe njëkohësisht dhe ato produkte që janë të detyrueshmë për automjete jashtë vendit, pra kartoni jeshil.

Këto përbëjnë mbi 60% të primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimeve. Veç tyre ka një sërë produktesh të tjera dhe pse nuk janë ligjërisht të detyrueshme, janë produkte që shiten në mënyrë të detyrueshme, sepse edhe përtej tyre  ka një sërë produktesh që shiten sepse janë kërkesë e palëve të treta. Për shembull sigurimi i pronës dihet në pjesën më të madhe kthehet sepse është kërkesë e bankave dhe institucioneve të tjera të kredidhënies, si kriter i domosdoshëm në rastet e kredisë bankare në rastet e pasurive të paluajtshme.

sigurimet (Foto monitor.al)

sigurimet (Foto monitor.al)

CMG: Nëse flasim për vendet e tjera, kujt i japin ata më tepër prioritet sa i përket sigurimeve?

Ersuin Shehu: Po nëse krahasohemi me vendet më të zhvilluara, përgjithësisht aty ka një dominim të sigurimeve vullnetare, por edhe të sigurimeve të jetës. Aty ka ndërgjegjësim më të madh  për rëndësinë e sigurimit të jetës. Për shkak të mungesës së kulturës së sigurimeve, volumet janë shumë të ulta dhe të papërfillshme. Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri përbën diku tek 9% dhe në pjesën dërrmuese bëhet nga sigurimi i jetës së debitorit, që siç e thamë është kërkesë e bankave dhe insitucionive të kredidhënies. Përveç sigurimit të jetës jashtë ka dhe një kulturë të sigurimit vullnetar, nga prona por edhe nga shëndeti. Në Shqipëri kemi pasur edhe dëme si tërmeti i viti 2019, por edhe përmbytjet e herë pas hershme apo zjarret në periudhën e verës dhe mëgjithëse Shqipëria është vend i ekspozuar kundrejt katastrofave apo fatkeqësive të ndryshme, pavarësisht kësaj ajo që ka treguar përvoja e viteve të fundit nuk ka një rritje domethënse për t’u ndërgjegjësuar në sigurimin e jetës dhe shëndetit. Pas tërmetit u pa e nevojshme ngritja e një skeme të detyrueshme për sigurimet. Pas tërmetit u  zhvillua dhe një konferencë donatorësh dhe këto janë mbështejte që gjenden në raste të jashtëzakonshme dhe nuk janë gjithmonë.

Prandaj në modelin e vendeve të tjera ndoshta do të ishte rasti për të ndërtuar një skemë të tillë, mundësisht të detyrueshme. U përgatit një draft për sigurimin nga tërmetet dhe do të paguhej një prim i caktuar dhe kjo besohej se do të bënte një mbulim të poullsisë për t’iu përgjigjur nëj risku finaciar nëse ndodhte dhe një tjetër rast i ngjashëm si ai i tërmetit të viti 2019.

Sigurimet jetë dhe shëndet (Foto monitor.al)

Sigurimet jetë dhe shëndet (Foto monitor.al)

CMG: Përse ky mosinteres nga ana e shqiptarëve për t’u siguaar në kategorinë jetë dhe shëndet?

Ersuin Shehu: Ka disa faktorë. Ne vijmë nga një e shkuar ku kanë munguar mekanizmat e ekonomsië së tregut dhe zgjidhjet që ofron sigurimi. Jemi mësuar  që sa herë përballemi me një fatkeqësi kërkojmë që të na dëmshpërblejë shteti, në vendet e tjera nuk ndodh kështu përgjegjësia për të sigurar pronën është e individit. Ka vende që nuk të ofrojnë as sigurim bazik të shëndetit, por shtetet vendosin disa rregulla që në fund risku të mos i mbetet as qytetarit dhe as shtetit dhe në shumë vende zgjidhja janë sigurimet. Në vendin tonë dhe politikat kanë qenë të gabuara sepse nëse premtohet, këto përvoja nuk i inkurajojnë njërëzit  që nëse ndodh diçka presin t’i sigurojë qeveria. Nga përvoja botërore zgjidhja është sigurimi.