Në Slloveni u çel ekspozita e artit e fëmijëve me temë Kinën
2023-01-27 14:25:41

Sllovenia (Foto Xinhua)

Sllovenia (Foto Xinhua)

Mbi 100 vepra arti të punuara nga fëmijët sllovenë me temë Kinën u paraqitën në një ekspozitë që u çel në Ljubjanë.

Veprimtaria, për të shënuar 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Sllovenisë, dhe Vitit të Ri Kinez, është me temë “Të bashkuar në kreativitet”, përcjell “Xinhua”.

Nxënësit e shkollës fillore “Trnovo”, ku ndodhet Klasa Konfuci e Ljubljanës, morën pjesë në ekspozitën e artit. Fëmijët përcollën përmes vizatimeve mite dhe legjenda kineze, zakone dhe ushqime festive. Organizatorët e eventit përzgjodhën 10 veprat më të mira. Ambasadori kinez në Slloveni, Wang Shunqing, u dha çmime fituesve.

“Fëmijët përdorën furçat e tyre për të përshkruar miqësinë aktuale dhe në të ardhmen midis Kinës dhe Sllovenisë”,- tha ambasadori Wang, duke vënë në dukje se Instituti Konfuci i Lubjanës dhe Klasat Konfuci në Slloveni ofrojnë një platformë të mirë për shkëmbimet kulturore mes dy vendeve.

Nënkryetari i bashkisë së Lubjanës, Deja Crnek, i inkurajoi nxënësit të studiojnë shumë dhe të bëhen ambasadorë sllovenë në Kinë një ditë.

Ekspozita është e hapur për publikun deri më 12 shkurt. (Irma)