Raporti i OKB-së: Ekonomia kineze do të nxitë rritjen ekonomike rajonale në vitin 2023
2023-01-27 12:46:24

foto/CCTV

foto/CCTV

Në raportin “Situata dhe perspektiva e ekonomisë botërore për vitin 2023” të publikuar të mërkurën nga OKB-ja, parashikimi për rritjen ekonomike botërore këtë vit ulet nga rreth 3 % në 1.9 %. Në raport parashikohet gjithashtu se rritja ekonomike e Kinës do të nxisë rrijen ekonomike rajonale.

Raporti parashikon se rritja e ekonomisë kineze do të përshpejtohet në vitin 2023. Me optimizimin e masave të parandalimit të epidemisë dhe zbatimin e masave të favorshme ekonomike, kërkesa e konsumit të brendshëm në Kinë do të rritet dhe rritja ekonomike e Kinës do të arrijë në 4.8 % sivjet.

Gazetari i Grupit Mediatik i Kinës Xv Dezhi i pyeti zyrtarët përkatës të OKB-së: “Raporti parashikon se ekonomia kineze do të rritet 4.8 % sivjet. A mendoni se kjo është një shifër pozitive, veçanrisht kur raporti përmend se ky vit do të jetë i vëshitirë?”

foto/CCTV

foto/CCTV

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, drejtori i Qendrës së Monitorimit Ekonomik Global të Departamentit për Çështjet Ekonomike dhe Sociale të Kombeve të Bashkuara Hamid Rashid u shpreh: “Ndryshe nga vendet e tjera në zhvillim, Kina ka mbajtur një politikë të fortë fiskale e monetare, kështu që nga pikëpamja financiare dhe monetare, Kina ka mbështetje të fortë”.

Në raport vihet në dukje se rritja e ekonomisë kineze ka një ndikim shumë të rëndësishëm në vendet e Azisë Lindore dhe pritet që rimëkëmbja ekonomike e Kinës të mbështesë rritjen e mbarë rajonit.

foto/CCTV

foto/CCTV

Në raport theksohet po ashtu se, nën ndikimin e epidemisë, krizës së Ukrainës dhe inflacionit të lartë, ekonomia botërore u godit rëndë në vitin 2022 dhe do të vazhdojë të jetë nën trysni edhe gjatë këtij viti. Pritet që rritja e ekonomisë botërore të ulet nga rreth 3 % vjet në 1.9 % në vitin 2023. Raporti parashikon se sivjet ekonomia e BE-së do të rritet me 0.2 %, e ShBA-së me 0.4 % dhe e Japonisë me 1.5 %.  (Fang Xiaoyu/Artan)