Mbështetja që ka marrë një serial televiziv, i bazuar në një roman kinez fantastiko-shkencor, është një ogur i mirë për të ardhmen e teknologjisë. “Three-Body Problem”, i bazuar në romanin fantastiko-shkencor më të njohur kinez të shkruar nga Liu Cixin, debutoi këtë javë si në televizor ashtu edhe në platformat online pas shtatë vitesh punë.
Libri është i pari në trilogjinë e autorit, i vlerësuar me çmimin “Hugo”, mbi kontaktin e parë të njerëzimit me një qytetërim jashtëtokësor. Ai tërhoqi vëmendje të gjerë pasi historitë fantastiko-shkencore janë bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit.
Foto nga VCG
Një serial i animuar i së njëjtës histori e përshtatur për mendjet e të rinjve tashmë është në dispozicion në platformën e preferuar të adoleshentëve “Bilibili”, ndërsa “Netflix” ka arritur marrëveshjen e vet me “Yoozoo” për të krijuar një përshtatje në gjuhën angleze.
Më parë, “Wandering Earth” në vitin 2018 dhe “Moon Man” në vitin 2022 u bënë filma të suksesshëm në kinematë kineze gjatë Festivaleve të Pranverës në këto vite.
Popullariteti në rritje i filmave dhe serialeve televizive fantastiko-shkencore në Kinë është një shenjë e mirë në një kohë kur Kina është e vendosur të bëhet një fuqi e teknologjisë.
Më shumë se një shekull e gjysmë më parë, “Njëzet mijë lega nën det”, një roman klasik aventuresk fantastiko-shkencore nga shkrimtari francez Zhyl Verne, përshkruante Nautilus, një nëndetëse gjigante, e cila konsiderohej si shumë përpara kohës së saj. Nautilus kishte shumë veçori që kanë nëndetëset e sotme.
Foto nga VCG
Në mënyrë të ngjashme, mund të gjeni telefona celularë, teknologji 3D, robotë shtëpiakë, orë inteligjente dhe makina vetëdrejtuese, dekada përpara se të shpikeshin, në filma të tillë si “Star Wars” dhe “Back to the Future”. Një imagjinatë e tillë mund të ketë frymëzuar edhe inxhinierët për të shpikur pajisjet e reja.
Në vitet 1970, kur Kina filloi reformën dhe hapjen e saj, kishte një roman popullor fantastiko-shkencor të quajtur “Xiaolingtong Travels in the Future”, në të cilin një gazetar fëmijë udhëton në të ardhmen për të parë robotë, satelitë dhe organe të krijuara nga njeriu për përdorim mjekësor, një koncept që ishte shumë përpara kohës së tij për Kinën e atëhershme.
Foto nga VCG
Prandaj, rishfaqja e filmave dhe serialeve televizivë fantastiko-shkencore në Kinë duhet të mirëpritet, pasi ato mund të frymëzojnë shkencëtarët që të krijojnë teknologji dhe pajisje të reja.
Për më tepër, fanta-shkenca mund të jetë një shtytës i ri për ekonominë reale.
Në vitin 2021, Këshilli i Shtetit nxori një Plan Veprimi Kombëtar për Alfabetizmin Shkencor 2021-2035, me synimin për të bërë 15 për qind të popullsisë së vendit të arsimuar shkencërisht deri në vitin 2025 dhe 25 për qind deri në vitin 2035.