Të martën, faza e parë e projektit të Linjës Blu të hekurudhës së lehtë në Lagos të Nigerisë, e ndërmarrë nga një kompani kineze, u fut zyrtarisht në funksionim. Presidenti nigerian Muhammadu Buhari drejtoi ceremoninë e përurimit. Kjo është edhe linja e parë e hekurudhës së lehtë elektrike në Afrikën Perëndimore dhe një projekt tjetër përfaqësues i nismës “Një brez, një rrugë”. Të hënën, Buhari mori pjesë edhe në ceremoninë e vënies në funksionim të portit të Lekkit, porti i parë i ujërave të thella në vend, me investim, e ndërtuar dhe e vënë në funksionim nga një kompani kineze.
Foto nga CMG
Presidenti Buhari e vlerësoi lart vënien në funksionim të Linjës Blu të hekurudhës së lehtë të Lagosit.
Foto nga CMG
Lagosi, në pjesën jugperëndimore të Nigerisë, është qendra ekonomike e vendit, me një popullsi prej mbi 20 milionë banorësh. Prej vitesh këtu ka bllokime të rënda të trafikut. Linja Blu e hekurudhës së lehtë është projekti më i madh infrastrukturor i investuar ndonjëherë në Lagos, dhe është gjithashtu projekti i parë i gjashtë linjave hekurudhore të lehta të koduara me ngjyra të ndryshme. Guvernatori i shtetit të Lagosit San Ulu vuri në dukje se Linja Blu e hekurudhës së lehtë të Lagosit është sistemi i parë hekurudhor ndërdetar në Afrikë dhe ajo do të jetë e pajisur me një sistem të pavarur të furnizimit me energji elektrike për të arritur një funksionim të gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni. Ajo do të ketë një nga stacionet më të mëdha dhe më të ngarkuara në Afrikë, me një kapacitet maksimal që mund të arrijë në 25 000 udhëtarë në orë. Guvernatori tha gjithashtu se hekurudha e lehtë do ta bëjë Lagosin një nga megaqytetet më dinamike në Afrikë, në gjendje të konkurrojë me megaqytetet e tjera të botës.
Foto nga CMG
Linja Blu e hekurudhës së lehtë të Lagosit është projekti më i madh i infrastrukturës në historinë e këtij shteti. Gjatësia e përgjithshme e linjës është 27 kilometra, nga të cilat faza e parë është 13 kilometra dhe ka pesë stacione. Shpejtësia e projektuar është 100 kilometra në orë dhe kapaciteti mesatar ditor i transportit mund të arrijë në 300 000 udhëtarë.
Një ditë më parë, presidenti nigerian Buhari mori pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së portit të Lekkit në Lagos, e investuar, u ndërtuar dhe e vënë në funksionim nga një kompani kineze, dhe preu shiritin e përurimit.
Porti i Lekkit ndodhet përgjatë Gjirit të Guinesë në shtetin e Lagosit, qendra ekonomike e Nigerisë. Ky është projekti i parë modern i një porti të ujërave të thella në vend, me një investim të përgjithshëm 1.044 miliardë dollarë amerikanë dhe një kapacitet maksimal vjetor të projektuar prej 1.2 milionë kontejnerësh standardë. Ndërtimi dhe funksionimi i portit të Lekkit mund të krijojë rreth 170 000 vende pune për banorët vendorë dhe të sjellë miliarda dollarë përfitime ekonomike për Nigerinë çdo vit, duke u bërë një motor i ri që drejton zhvillimin ekonomik të këtij vendi.