Ambasadori Zhou viziton Vlorën për të nderuar Ismail Qemalin
2023-01-26 13:44:57
Ismail Qemali (Foto Facebook ambasadori kinez Ding Zhou)
Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, vizitoi Vlorën, në kuadër edhe të përvjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori shprehu respekt për kontributin e Ismail Qemalit në Shqipëri.
“Qofshin të bukura përgjithmonë Vlora dhe Shqipëria”,- shkroi ai në postimin në “Facebook”.
Ambasadori kinez ndau edhe një episod të këndshëm që hasi në rrugët e Vlorës. Ai tregoi se një zotëri e përshëndeti në gjuhën kineze dhe i foli për kohën që kishte kaluar në Kinë në vitin 1974, që sipas tij, ishte e paharrueshme.
“Miqësia është kudo, pavarësisht kohës dhe hapësirës”, -shkroi ambasadori kinez. (Elona)
Lajmet Kryesore