Raporti: RMB monedha e pestë më aktive për nga vlera në dhjetor
2023-01-26 13:56:06

nga VCG

nga VCG

Monedha kineze renminbi (RMB), ose juani, mbeti monedha e pestë më aktive për pagesat globale për nga vlera në dhjetor 2022. Pjesa globale e RMB ishte 2.15 për qind muajin e kaluar, sipas Shoqatës për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën, një ofrues global i shërbimeve të mesazheve financiare, citon “Xinhua”.

Për sa u përket pagesave ndërkombëtare, pa përfshirë Eurozonën, RMB u rendit i shtati me një peshë prej 1.47 për qind.

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut i Kinës është tregu më i madh për transaksionet RMB duke zënë 73.85 për qind, i ndjekur nga Britania, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara, sipas raportit. (Elona)