Si i përshtati Kina politikat kundër COVID-19 në tre vjet për të mbrojtur jetën e njerëzve
2023-01-25 13:08:45

Kina priti Festën e parë të Pranverës (Viti i Ri Kinez) pas përmirësimit të masave kundër COVID-19 në muajt e fundit, dhe tashmë po shihen ndikimet pozitive në kthimin e jetës normale të banorëve.

Fluks i udhëtarëve gjatë Festës së Pranverës(Foto:VCG)

Fluks i udhëtarëve gjatë Festës së Pranverës(Foto:VCG)

Rreth 110 milionë udhëtime individuale hekurudhore u bënë ndërmjet 7 dhe 21 janarit, 15 ditëve të para të fluksit të udhëtimit 40-ditor me rastin e Festës së Pranverës, 27.3 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Korporata Shtetërore e Hekurudhave e Kinës. 26.23 milionë udhëtime u bënë në vigjiljen e Vitit të Ri Kinez me hekurudhë, autostrada, anije dhe avionë, sa gjysma e nivelit parapandemik, por 50.8 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Pasi Kina deklaroi rifillimin që nga shkurti të bizneseve “bileta avioni + hotel” për agjencitë turistike dhe kompanitë në internet që merren me udhëtimet në grup jashtë vendit, kërkimet dhe rezervimi për udhëtimet jashtë vendit janë në rritje të vrullshme.

Të dhënat nga portali i udhëtimeve i “Alibaba”-s, “Feizhu”, tregojnë se më 20 janar, rezervimet për udhëtime në 33 vende e rajone të botës u dyfishuan. Porositë për udhëtime në Tajlandë, Maldive dhe Zelandën e Re u rritën dhjetëfish. Biletat për fluturime ndërkombëtare në javën e fundit u shtuan tre herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fluks i udhëtarëve gjatë Festës së Pranverës(Foto:VCG)

Fluks i udhëtarëve gjatë Festës së Pranverës(Foto:VCG)

Një fluks i tillë udhëtimesh mendohej se mund të sillte rritje të infektimeve me COVID-19. Por Wu Zunyou, kryeepidemiolog në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës, u shpreh se mundësia e një përhapjeje të gjerë të COVID-19 në dy ose tre muajt e ardhshëm është e vogël, pasi 80 për qind e popullsisë tashmë është infektuar.

"Aktualisht, vendi ynë e ka kaluar kulmin e valës së infektimeve nga COVID-19," shkroi ai në median sociale kineze “Weibo”.

Lufta ndaj COVID-19 në tre vjetët e fundit nuk ishte e lehtë, për shkak të ndryshueshmërisë së virusit, por Kina gjithmonë i ka vendosur jetën dhe shëndetin e njerëzve në plan të parë gjatë hartimit të politikave.

Kur virusi u zbulua në Wuhan, qeveria qendrore vendosi mbylljen e trafikut brenda dhe jashtë qytetit, duke pezulluar punën e jetën normale për dhjetëra milionë banorë. Ishte një masë agresive, por mjaft e guximshme, që u vlerësua si "një gjë e vështirë, por e drejtë për t'u bërë" nga mjekët dhe ekspertët, siç u raportua në një artikull të “Bloomberg”-ut.

Kina gjithashtu ka ndërmarrë veprime të shpejta në studimin dhe prodhimin e vaksinave kundër virusit, pasi veçoi me sukses shtamin e parë të koronavirusit gjatë shpërthimit në fillim të vitit 2020.

Festivali i fishekzjarrëve në qytetin Shantou, provincë Guangdong(Foto:VCG)

Festivali i fishekzjarrëve në qytetin Shantou, provincë Guangdong(Foto:VCG)

Tre vjet pas pandemisë, Kina ka miratuar 13 vaksina kundër COVID-19, duke përdorur pesë teknologji të ndryshme, dhe ka vaksinuar plotësisht mbi 90 për qind të popullsisë së saj.

Masat e fundit të Kinës për të ulur nivelin e masave të përballimit të COVID-19 që nga janari, synojnë zhvendosjen e fokusit nga kontrolli i infektimeve në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të rënda. Masat përfshijnë rihapjen e pikave kufitare për transportin e mallrave, si dhe për vizitorët që hyjnë e dalin nga vendi, rifillimin e shërbimit të vizave, heqjen e karantinës dhe testit të COVID-it në vend për vizitorët që vijnë etj.

Turistët në qytetin bregdetar Sanya, provincë Hai'nan(Foto:VCG)

"Kjo nuk do të thotë se ne kemi ndaluar të gjitha masat parandaluese kundër virusit, por që po forcojmë shërbimet tona shëndetësore dhe aftësinë e reagimit ndaj epidemisë," tha Liang Wannian, kreu i grupit të ekspertëve të reagimit ndaj COVID-19 pranë Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës.