Dëbora e madhe godet Japoninë me paralajmërime për bllokim të trafikut
2023-01-25 15:17:16

 Foto:VCG

Foto:VCG

Reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e forta goditën Japoninë të martën. Dëbora e madhe goditi zonat përgjatë Detit të Japonisë, si dhe disa zona të ulëta në anën e Paqësorit, duke përfshirë Tokion.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se temperaturat pritet të ulen ndjeshëm në nivelet që shihen vetëm një herë në një dekadë, pasi zona të gjera të vendit mund të përfshihen nga reshje të dendura dëbore për shkak të kushteve jashtëzakonisht të paqëndrueshme atmosferike, bën të ditur “Xinhua”.

Agjencia e motit ka lëshuar një paralajmërim edhe për ndërprerje të trafikut për shkak të rrugëve të ngrira, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan për kërcënimin e ngrirjes së tubave të ujit dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.

“Japan Airlines” dhe “All Nippon Airways” anuluan të martën më shumë se 120 fluturime. (Elona)