OBSH kërkon veprim të menjëhershëm pas vdekjeve nga shurupi i kollës
2023-01-25 14:34:08

Foto: VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të bashkërenduar për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet, pas një sërë vdekjesh të fëmijëve të lidhura me shurupet e kollës vitin e kaluar, bën të ditur “CGTN”.

Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, në Gambia, Indonezi dhe Uzbekistan vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave nga ilaçe të kontaminuara, bëri të ditur OBSH-ja në një deklaratë.

Ilaçet, shurupet e kollës pa recetë, kishin nivele të larta të dietilen glikolit dhe etilen glikolit.

“Këto ndotës janë kimikate toksike të përdorur si tretës industrialë dhe mund të jenë fatalë edhe të merren në sasi të vogla dhe nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”,- bëri të ditur OBSH-ja.

Përveç vendeve të lartpërmendura, sipas OBSH-së, Filipinet, Senegali dhe Kamboxhia mund të ndikohen potencialisht sepse mund t'i kenë ilaçet në shitje. “Meqenëse këto nuk janë incidente të izoluara, OBSH-ja u bën thirrje palëve të ndryshme kyçe të përfshira në zinxhirin e furnizimit mjekësor të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara”,- thuhet në deklaratë. (Elona)