Çaji i zi kinez ka gjetur klientë të rinj në qytetet e mëdha. Shumë dyqane çaji konkurrojnë për të arritur te të rinjtë me receta novatore. Dyqanet e çajit përziejnë çajin e zi me produkte të tjera dhe reklamojnë efektet e tij për përmirësimin e shëndetit, si ulja e niveleve të kolesterolit. Shumë njerëz janë të tërhequr nga mënyrat e reja më moderne të servirjes së çajit dhe po ashtu edhe nga vetë e tij kurative, duke synuar në përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të tij. Sipas firmës kërkimore “iiMedia Research”, vlera e tregut të çajit në stilin e ri në Kinë vlerësohet të arrijë në 374.93 miliardë juanë në vitin 2025.
Foto:VCG
Dikur një produkt i veçantë i rezervuar për tregtinë kufitare, çaji i zi kinez tani po bën një tjetër rrugëtim drejt dyqaneve të pijeve të stilit të ri.
Çaji i zi, ose çaji i fermentuar, ka një histori të gjatë për t'u përballur me ëmbëlsira çaji dhe transportuar në zonat veriperëndimore dhe në vendet e huaja.
Ndërsa moda e pijeve të çajit të stilit të ri përfshiu Kinën, çaji i zi gjeti klientë të rinj në qytetet e mëdha. Shumë dyqane çaji konkurrojnë për të arritur te të rinjtë me receta novatore.
Në Changsha, kryeqendra e mrekullueshme e Hunanit, dyqanet e çajit përziejnë çajin e zi me kremin e lehtë dhe arra dhe reklamojnë efektet e tij për përmirësimin e shëndetit, si ulja e niveleve të kolesterolit.
“Më pëlqen “çaji me flluska”, por nuk dua të shëndoshem, kështu që më tërheq efekti kundër yndyrës i çajit të zi, si dhe shija e tij e veçantë”,- tha Peng Hongzhi, një banor 37-vjeçar dhe adhurues i çajit me flluska me bazë çajin e zi.
Foto:VCG
Peng vë në dukje shijen e hidhur dhe aromën e veçantë të çajit të zi, të cilat prej kohësh e kanë bërë çajin më të jashtëzakonshëm në tregun e zakonshëm të çajit në Kinë. Hidhërimi i tij unik përbën gjithashtu një sfidë për zhvilluesit e pijeve të njohura.
“Sexy Tea”, një markë e njohur çaji, i njohur gjithashtu si “Modern China Tea Shop”, filloi të zhvillonte pije me bazë çaji të zi në vitin 2019, në përpjekje për të diversifikuar gamën e çajrave jeshil, të zi dhe “oolong”. Kompania zgjodhi kategoritë e çajit të zi me shije më të pasura dhe shtoi krem për të përmirësuar shijen.
“Çaji i zi është i fortë. Disa klientë e duan, disa jo dhe aq”,- tha Liu Qiaofang, që punon në marrëdhëniet me publikun të “Sexy Tea”.
Liu Yang, themeluesi i “Chaermasi Chinese Dark Tea”, është një nga sipërmarrësit e rinj që punon për të nxjerrë në pah potencialet e tregut të çajit të zi, i cili mbetet një produkt i veçantë midis konsumatorëve të rinj.
“Dëshirojmë të fusim çajin e zi në jetën e të rinjve kinezë në një mënyrë më në modë”,- tha Liu, i cili ka hapur katër pika duke përdorur gjethet e çajit të zi për të bërë lloje të ndryshme çaji.
Si një i sapoardhur në tregun e çajit të stilit të ri, pijet e çajit të fermentuar kanë pak paraardhës të suksesshëm për të nxjerrë përvojë, kështu që ekipi i Liut e përzien në mënyrë krijuese çajin me fruta dhe lëvozhgën e thatë të portokallit për të përforcuar përfitimet e tij shëndetësore.
Foto:VCG
“Për fatin tonë të mirë, 30 për qind e blerësve tanë për herë të parë janë bërë klientë të rregullt”,- tha ai, duke parashikuar një numër në rritje të konsumatorëve të ndërgjegjshëm për shëndetin.
Sipas firmës kërkimore “iiMedia Research”, vlera e tregut të çajit në stilin e ri në Kinë vlerësohet të arrijë në 374.93 miliardë juanë (rreth 55 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2025, me 26.2 për qind të konsumatorëve që presin të konsumojnë më shumë pije të reja çaji në të ardhmen.
Për të tërhequr klientë të rinj, shumë marka çaji të stilit të ri po përdorin çaj me cilësi të lartë dhe qumësht të freskët. Jo të gjitha përpjekjet në këtë treg në rritje kanë pasur sukses. Një shtëpi çaji në Changsha bëri të ditur se dikur prezantoi ëmbëlsira të bëra nga çaji i zi, por ato s’u përdorën më, pasi nuk kishte kërkesa nga klientët.
Li Shengfu, një mjeshtër i prodhimit të çajit të zi Anhua, është optimist për perspektivat e tregut të sinergjisë së çajit të zi me pastat dhe pijet e njohura.
Përfshirja e prodhimit tradicional të çajit kinez në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në fund të vitit 2022 do të nxisë gjithashtu industrinë e çajit rural dhe zinxhirin e furnizimit, tha ai.
Foto:VCG
“Aroma unike e çajit të zi dhe vetitë e çajit të fermentuar janë të përshtatshme për përpunim dytësor. Do të duhet pak kohë, por derivatet e çajit të zi me siguri do të pëlqehen nga më shumë njerëz”, tha Li.