Programi për punë të denjë/ Nënshkruhet memorandumi, synon punësim më gjithëpërfshirës
2023-01-25 12:53:17

Foto: ATSH

Është nënshkruar në Tiranë, memorandumi i Mirëkuptimit lidhur me Programin Vendor të Punës së Denjë 2023-2026, mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe organizatave të punëdhënësve, sindikatave dhe Organizatës Ndërkombëtare te Punës (ILO).

Objektivi parësor i këtij memorandumi është nxitja e shanseve, për burrat dhe gratë për të pasur punë të denjë dhe produktive në kushtet e lirisë, barazisë, sigurisë dhe dinjitetit njerëzor, bën të ditur “RTSH”.

Ky memorandum merr në konsideratë prioritetet e partnerëve të ILO-s, të shprehura në konsultimet e mbajtura me ta.

Promovimi i punës se denjë është një komponent kyç i politikave të zhvillimit dhe njëkohësisht, objektiv politik kombëtar i qeverive dhe partnerëve socialë. (Elona)