Klisheja e McCarthy-t
2023-01-25 14:32:47

 

Kryetari i sapozgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kevin McCarthy, spekuloi përsëri lidhur me “gjurmimin e origjinës së koronavirusit”. Në fjalimin e parë që mbajti pas marrjes së postit, ai u shpreh se do të krijojë një komision dypartiak për të zhvilluar hulumtime mbi origjinën e koronavirusit të tipit të ri.

Ky është një problem serioz shkencor, mbi të cilin OBSh-ja dha përfundimin e vet në një raport të publikuar në marsin e vitit 2022, duke thënë se është “shumë e pamundshme ” që koronavirusi i tipit të ri të ketë dalë nga laboratori.

Ajo së cilës politikanët amerikanë si Kevin McCarthy duhet t’i kushtojnë vëmendje janë hetimet për rreziqet e sjella nga Laboratori Biologjik Fort-Detrick dhe Laboratori i Biosjelljes pranë Universitetit të Karolinës së Veriut, duke dhënë përgjigje për pyetjet përkatëse të bëra nga populli amerikan dhe popujt e tjerë të botës.