Foto:VCG
Rusia ka vendosur të reduktojë marrëdhëniet diplomatike me Estoninë në nivelin e të ngarkuarit me punë, në shenjë hakmarrjeje ndaj masës së Estonisë për të reduktuar stafin e Ambasadës Ruse.
Ministria e Jashtme ruse thirri të hënën ambasadorin e Estonisë në Rusi, Margus Laidre, në shenjë proteste kundër veprimeve të autoriteteve estoneze dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 7 shkurt, shkruan “Xinhua”.
“Udhëheqja estoneze ka shkatërruar qëllimisht të gjithë gamën e marrëdhënieve me Rusinë, duke promovuar rusofobinë dhe armiqësinë ndaj Rusisë”,- bëhet e ditur në një deklaratë të ministrisë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë reagoi, duke shkruar në “Twitter” se do të dëbojë ambasadorin rus nga kryeqyteti i saj Talini.
Në fillim të këtij muaji, Estonia i kërkoi Rusisë të reduktonte stafin në ambasadën e saj në Talin me më shumë se gjysmën përpara datës 1 shkurt. (Elona)