Rrjeti “Scientix” dhe përfaqësuesit shqiptarë
2023-01-24 10:53:56


Rrjeti “Scientix” ka 1011ambasadorë nga 50 shtete 13 prej të cilëve nga Shqipëria. Në Konferencën Scientix u përzgjodhën me anë të votimit 10 ambasadorë më të spikatur e me ndikim në media me punën e tyre. Dhurata Myrtollati është mësuesja shqiptre e përzgjedhur si “Mësuesja e vitit” në 2017 dhe pjesë e 1011 ambasadorëve të rrjetit “Scientix”. Ambasadorët e “Scientix” ndihmojnë në ndarjen e aktiviteteve të “Scientix” në nivel kombëtar dhe luajnë një rol aktiv në mbështetjen e inovacionit në edukimin STEM në vendet e tyre. Puna e tyre është thelbësore për zgjerimin dhe konsolidimin e një komuniteti, vlerat thelbësore të të cilit qëndrojnë në ndarjen e praktikave të mira në klasë dhe duke u siguruar që studentët të pajisen me aftësitë e nevojshme për t'u bërë të rritur të suksesshëm

Mësuesja Dhurata Myrtollari flet për këtë veprimtari:

“Në vitin 2016 unë u njoha me shkollën online Europa School Net, një financim i Komisionit Europian, ku zhvillohen kurse masive me pjesmarrje të hapur nga mësues nga vende të ndryshme dhe kam ndjekur shumë kurse, të cilat kanë qenë shumë interesante për mënyrën sesi ato zhvilloheshin, disa javore ku duhet të realizonim disa detyra, duke shkëmbyer eksperienca  me mësues të shkollave të ndryshme apo duke diskutuar mbi problematikat që kanë shkollat. Kanë qenë kurse aspak të thjeshta dhe çertifikimi tek këto kurse nuk ka qenë aspak i lehtë. Pavarësisht se në Shqipëri kurset nuk janë njohur si pjesë e zhvillimit profesional, ato kanë ndikuar shumë në karrierën time profesionale dhe jam ndjerë krenare që e kam përfaqësuar Shqipërinë në dy konferenca ndërkombëtare. Jam një ndër ambasadorët për promovimin e rrjetit Scientix në vendet tona dhe mediat sociale”, thotë mësuesja Myrtollari.

Mësuese Dhurata ka një eksperiencë prej 26 vitesh në fushën e edukimit  si mësuese dhe drejtuese në shkolla të ndryshme. Aktualisht ajo punon në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në kryeqytet. Arritjet e saj në fushën e arsimit janë të shumta.

“ Rugëtimi në këto 27 vite si mësuese nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi kalon sfida për t’u rritur nga ana profesionale. Kam pasur momente që lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesë. Do të doja të kujtoja çmimin e parë si fituese në vitin 2015 ishte i pari çmim kombëtar, kurse në vitin 2016 ka qenë një Forum global i arsimit, i cili mbahej në Budapest, Hungari, si mësuese inovatore e Microsoft e përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë forum. Gjithashtu nuk dua të lë pa përmendur çmimin e parë si ‘Mësuesja e vitit” në 2017, por ka pasur dhe disa sfida si  ICT Awards, ku fitova  çmimin për edukimin dhe mësimdhënien” u shpreh ajo.

Dhurata ka qënë ndër mësuesit e parë që iu bashkua nismës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të realizuar orët mësimore në RTSh Shkolla, duke dhënë ndihmesën e saj për të vazhduar zhvillimin e mësimit gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Në 25 janar 2021 Dhurata Myrtollari ishte pjesë e panelit të të ftuarve  si “Mësuesit Heronj” nga UNESCO për të folur rreth situates që ndeshën shkollat gjatë pandemisë Covid-19.

“Në janar të vitit 2021, UNESCO zhvilloi një event global në ditët ndërkombëtare të edukimit kishte ftuar edhe pesë mësues nga vende të ndryshme të botës, të cilët i titulluan si mësuesit heronj të pandemisë. E kujtoj me emocion atë moment dhe që isha në një event të tillë. Pandemia ishte sfidë për të gjithë mësuesit, por nuk kishte as dallime nga vendet e ndryshme pasi të gjithë u vendosën në sfidë për të përdour teknologjinë në mësimdhënie”, tha mësuesja

Përtej mësimit të përditshëm, që çdo mësues duhet t’i analizojë, mësuese Dhurata shprehet se synimi i saj është edukimi dhe frymëzimi  i brezave të ardhshëm.