Konfirmohet një kinez i vrarë nga sulmi me të shtëna në Los Anxhelos
2023-01-24 12:04:20

VCG

VCG

Konsullata e përgjithshme e Kinës në Los Anxhelos konfirmoi të hënën që një shtetas kinez është ndër viktimat nga të shtënat në Monterey Park, që shkaktuan së paku 11 të vdekur.

 

Sulmi ndodhi në orën 22:22 të së shtunës në Studion e Kërcimit “Star Ballroom”, ku po zhvillohej një aktivitet për kremtimin e Festës së Pranverës.

VCG

VCG

Deri të hënën, ky sulm të shtënash masive shkaktoi 11 të vdekur dhe 9 të plagosur. Të gjitha viktimat janë të moshës mbi 50-vjeçare.

 

Presidenti amerikan Joe Biden dha urdhër të dielën që institucionet federale të ulin flamurin kombëtar në gjysmështizë deri në mbrëmjen e së enjtes për nder të viktimave.