Infantino: Shpresojmë që Kina të bëhet vend i fuqishëm në futboll
2023-01-24 12:16:43

VCG

VCG

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino u shpreh në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve “Xinhua” që futbolli është jo vetëm një sport, por jep kontribut të rëndësishëm edhe për zhvillimin e ekonomisë botërore.

 

Lidhur me futbollin kinez, Infantino tha: “Është e qartë që Kina është një vend shumë, shumë i rëndësishëm edhe në fushën e futbollit, pasi ky është një vend me pasion për futbollin.”

 

Kur u pyet për hendekun e futbollit kinez me nivelin e përparuar botëror, Infantino u shpreh që ai nuk është në një mendje që “Kina ka hendek të madh në futboll”. “Edhe pse Kina nuk mori pjesë në ‘Katar 2022’, duhet të dini që as Italia nuk mori pjesë. Kështu që kualifikimi nuk është një gjë e lehtë,” tha kreu i organit drejtues të futbollit botëror.

 

“Kemi disa programe për futbollin kinez. Shpresojmë që Kina të bëhet nga një vendet e fuqishme në futboll dhe unë besoj që ky është vetëm problem kohe,” shtoi ai.

Infantino është optimist për të ardhmen e futbollit kinez dhe u shpreh që në një të ardhme të afërt futbolli kinez ndoshta do të ketë disa arritje.