Kinë: Vera italiane, shitje “të nxehta” në Vitin e Ri Kinez
2023-01-24 11:39:25

VCG

VCG

 

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë mallra të importuara kanë pasur shitje të mirë në Festën e Pranverës, duke u bërë pjesë e tryezave të festës të kinezëve e duke dëshmuar mundësitë e tregut gjigant kinez dhe të hapjes së Kinës ndaj botës.

Italia është një nga vendet më të mëdha prodhuese të verës në botë, dhe gjysma e vëllimit të përgjithshëm të prodhimit të saj shkon për eksport. Vitet e fundit, vera italiane po bëhet gjithnjë dhe më e pëlqyer nga konsumatorët kinezë dhe ka pasur shitje të mirë për Vitin e Ri Kinez.

 

VCG

VCG

Sipas gazetarëve të CMG-së, Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE ka luajtur rol kyç në rritjen e pandërprerë të eksportit të verës italiane në Kinë.

Deri tani, Kina dhe BE-ja kanë njohur në mënyrë të ndërsjellë 244 tregues gjeografikë, mbi 20 prej të cilëve janë për verën italiane. Vera e prodhuar në Asti në Piemonte të Italisë Veriore është një prej tyre. Ky është një produkt me emër të mbrojtur në tregun e Kinës dhe të BE-së. Si një arritje konkrete e bashkëpunimit Kinë-BE, vera nga Asti po shitet shumë mirë në tregun kinez.

Nën mbrojtjen e marrëveshjes, vera e Astit mund të plotësojë më mirë kërkesat e konsumatorëve për produkte me cilësi të mirë. Fabricio Grilo është përgjegjësi i një ndërmarrjeje në Asti. Ai u shpreh që, edhe pse ka pasur ndikime nga COVID-19, qysh nga viti 2014, vera e kompanisë së tij ka ruajtur rritje të shpejtë në tregun kinez dhe Kina ka qenë gjithmonë vendi më i madh eksportues i saj.

“Ne e dimë se tregu kinez i vlerëson shumë prodhimet italiane me cilësi të lartë, gjë që është shumë e dobishme për eksportet tona, duke i bërë ato të arrijnë rritje eksponenciale. Qysh nga vitet e para pas 2015-s, rritja ka qenë pothuajse dyshifrore, duke u ruajtur e tillë për pesë - gjashtë vjet me radhë. Një rritje e tillë në periudhën 2016-2020 na gëzon jashtëzakonisht shumë,” thekson ai.

 

VCG

VCG

Përgjegjësi për sektorin e verës pranë shoqatës italiane të fermerëve “Coldiretti”, Domeniko Bosko, thotë që në Itali eksporti i verës zë gjysmën e vëllimit të prodhimit dhe është një produkt i rëndësishëm në eksportet e Italisë. Vera nga Asti ka tregues gjeografik të kategorisë më të lartë në Itali dhe plotëson standardet serioze të origjinës së rrushit, metodave të prodhimit dhe cilësisë. Për këtë arsye, Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE është në të mirë të përhapjes së famës së verës italiane në tregun kinez dhe ofron më shumë garanci për konumatorët kinezë.

“Treguesit gjeografikë nuk janë vetëm një garanci e ofruar nga prodhuesit, por edhe një sistem i plotë certifikimi, mbikëqyrjeje dhe sigurie pas prodhimeve për konsumatorët. Kjo është një lloj vlere e shtuar. Ne besojmë se lista e treguesve gjeografikë në Kinë dhe BE duhet të zgjerohet më tej,” thotë Bosko.

Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE hyri në fuqi më 1 mars 2021. Bashkëpunimi konkret ndërmjet Kinës e BE-së nuk ka pasur ndërprerje as në periudhën e pandemisë së COVID-19. Tani, me përmirësimin e masave antiepidemike të Kinës, Grilo beson që shitja e produkteve të tyre do të shënojë mëkëmbje të shpejtë.