Kinë, filmat vendas nxitin shtimin e të ardhurave nga biletat e kinemave
2023-01-24 11:53:19

VCG

VCG

Shitja e biletave të kinemave në pushimet 7-ditore të Vitit të Ri Kinez, të parat që prej lehtësimit të masave antiepidemike në Kinë, i kaluan të hënën 2 miliardë juanët, pjesa më madhe e të cilave nga filmat vendas.

 

Gjatë pushimeve njëjavore që zgjatin nga 21 deri më 27 janar, po transmetohen në kinema shtatë filma të zhanreve të ndryshme, si fantastiko-shkencorë, dramatikë, sportivë dhe komedi.

 

Filmi vendas "Toka endacake 2" renditet në krye të të ardhurave prej biletave, duke fituar 665 milionë juanë deri më tani.

 

VCG

VCG

Filmi i regjisorit të njohur Zhang Yimou "E kuqja e plotë e lumit" renditet në vendin e 2-të me 609 milionë juanë, ndërsa filmi "Tehu i fshehur" me aktorin e famshëm hongkongas Tony Leung dhe yllin nga pjesa kontinentale Wang Yibo është i 3-ti me 226 milionë juanë.

 

Kinematografia vendase kanë pasur një rritje të shpejtë në vitet e fundit në Kinë. Statistikat e Administratës Shtetërore të Filmit tregojnë që filmat vendas zunë 85 % të shitjes së biletave vitin e kaluar, duke sjellë të ardhura prej 30 miliardë juanësh.

 

Kinematë kanë përdorur mënyra të shumta për të nxitur ardhjen e shikuesve, si parashitja me çmim të ulët. Sipas të dhënave nga uebsajti “Dengta”, çmimi mesatar i parashitjes për Festën e Pranverës 2023 është 53.8 juanë, 2.4 juanë më pak se vjet.