Nga ekonomia e mallrave për Festën e Pranverës shikojmë ndikimet e konsumit të kinezëve në botë
2023-01-23 18:11:18

Pas Festës së Pranverës, Kina ka hyrë në Vitin e Lepurit sipas kalendarit hënor. Lepuri përfaqëson lumturinë, mençurinë, pasurinë dhe mirësinë. Këto janë edhe urimet e kinezëve për mbarë botën. Lideri i Kinës është shprehur shumë herë se tregu i madh kinez i konsumit prej 1.4 miliardë banorësh është "tregu i botës, tregu i përbashkët dhe tregu i të gjithëve". Tregu i Kinës që sapo ka dalë nga epidemia, do të rikthehet plot gjallëri dhe energji. Kina është gati për të filluar vitin e ri me lumturi, mençuri, pasuri dhe mirësi. Po bota, a është edhe ajo gati?