Ambasadori me studentet (Foto Ambasadori Facebook)
Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, festoi Vitin e Ri Kinez me studentë shqiptarë që studiojnë kinezisht dhe ata kinezë që studiojnë shqip, një përvojë që e quajti të jashtëzakonshme.
Në një postim në “Facebook”, ambasadori tha se së bashku shijuan ushqimet tradicionale dhe shkëmbyen urimet më të mira për Vitin e Ri Hënor.
Festa me studentet (Foto ambasadori Facebook)
Ambasadori i Kines (Foto Facebook0
Ambasadori Facebook
“Festimi i Vitit të Ri Kinez me studentët shqiptarë që studiojnë kinezisht dhe studentët kinezë që studiojnë shqip ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua. Së bashku shijuam “dumplings” të bëra me dorë, shfaqjet e këngëve tradicionale kineze dhe shkëmbyem urimet më të mira për Vitin e Ri Hënor”,- shkroi ambasadori, duke veçuar kënaqësinë që këtë festë domethënëse e festoi me të rinj nga të dy vendet që e çmojnë miqësinë dhe kulturat e njëri-tjetrit.
“Të dashur miq shqiptarë, ju uroj të gjithëve një Vit të Lepurit të shëndetshëm e të begatë”- përfundon mesazhi i ambasadorit. (Elona)