Qeveria e re e koalicionit në Fixhi riafirmon politikën e “një Kine”
2023-01-23 16:59:13

Fixhi (Foto Fijivillage)

Fixhi (Foto Fijivillage)

Qeveria e re e koalicionit në Fixhi e ka bërë të qartë se do t'i përmbahet politikës së “një Kine”.  Në një festë për Vitin e Ri Kinez, të organizuar nga Ambasada Kineze në Fixhi, Qendra Kulturore e Kinës në Fixhi dhe komuniteti lokal kinez, kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Sitiveni Rabuka, tha për “Xinhua” se qeveria e tij e re do të vazhdojë të respektojë politikën e “një Kine”.  

Rabuka ripohoi politikën e “një Kine” pasi qeveria e re e koalicionit u formua nga Aleanca Popullore (PA), Partia e Federatës Kombëtare (NFP) dhe Partia Liberale Social Demokratike (SODELPA) më 24 dhjetor 2022.  

VCG

VCG

Rabuka, gjithashtu udhëheqës i PA-së, ishte kryeministër i Fixhit nga 1992-1999-n dhe ai u bë sërish kryeministër i vendit ishullor të Paqësorit pasi koalicioni fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Fixhit në dhjetor të vitit të kaluar.  

Kina dhe Fixhi kanë pasur marrëdhënie të mira gjatë dekadave të fundit, qëkur të dy vendet vendosën lidhje diplomatike në vitin 1975. (Elona)