Infantino thekson ndikimin ekonomik të futbollit
2023-01-23 16:18:22

Gianni Infantino (Foto Adelaidenow)

Gianni Infantino (Foto Adelaidenow)

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka theksuar rëndësinë e futbollit për ekonominë botërore. Në një intervistë për “Xinhua”, në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2023, Infantino tha se ai besonte se ishte shumë e rëndësishme të shkëmbehen ide me drejtues dhe përfaqësues të biznesit nga vende dhe rajone të ndryshme dhe të shihet se si futbolli mund të integrohet në ekonomi.  

“Nuk është vetëm një lojë me 22 lojtarë, gjyqtarë dhe tifozë që e shikojnë. Ajo lëviz shumë si sektor ekonomik për sa i përket transmetimit, sponsorizimit dhe blerjes së biletave, por edhe gjithçka që ekziston për sa i përket operacioneve, kateringut dhe furnizimit me ushqime e kështu me radhë deri te siguria”, tha ai. Sipas Infantinos, me një PBB globale prej 270 miliardë dollarësh, industria e futbollit kërkon më shumë bashkëpunim dhe ndarje të përfitimeve. “Ka shumë potencial për zhvillimin e këtij sektori ekonomik dhe në mbarë botën për të ndjekur shembullin e madh që kanë dhënë disa vende evropiane. Ka shumë për të bërë në të gjithë botën”,- tha presidenti i FIFA-s.  

VCG

VCG

VCG

VCG

Duke folur për futbollin kinez, Infantino tha: “Kina është padyshim një vend shumë i rëndësishëm, në përgjithësi, por edhe në futboll. Është një vend që e do futbollin”.  

Edhe pse Kina është paraqitur vetëm një herë në finalet e Kupës së Botës FIFA në vitin 2002 dhe ka dështuar të kualifikohet në turne në pesë raste radhazi që atëherë, Infantino nuk u pajtua me mendimin se Kina është shumë larg. “Kupa e ardhshme botërore do të ketë tetë ose nëntë ekipe aziatike që do të marrin pjesë, kështu që Kina ka një shans real për të luajtur në Kupën e Botës. Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të investuar në zhvillimin e lojtarëve kryesorë kinezë dhe garat në Kinë dhe në të gjithë Azinë Lindore, sepse potenciali është atje”,- tha Infantino.  

“Mendoj se është vetëm çështje kohe dhe Kupa e Botës në vitin 2026 mund të jetë padyshim një Botëror ku mund të kemi disa surpriza. Pse jo nga Azia?” tha presidenti i FIFA-s. (Elona)