Festivali i Posterit çeli sezonin e ri në Galerinë e Tiranës
2023-01-22 17:32:28

Foto nga VCG

Sezoni i ri artistiko-kulturor 2023 në Galerinë e Artit Tiranë nisi me një eveniment ndërkombëtar në fushën e dizajnit, “Festivali Ndërkombëtar i Posterit”, me edicionin e dytë të këtij festivali, bën të ditur “ATSH”.

Galeria e Artit Tiranë mikpriti artistë të huaj dhe shqiptarë, të cilët prezantuan 200 posterët e tyre me mesazhe interesante. Në një epokë ku shumëçka është virtuale, posterët tradicionalë, realë e të prekshëm, mbijetojnë falë kreativitetit të këtyre artistëve të rinj. Ata marrin përsipër të transmetojnë mesazhe të rëndësishme, kanë forcë edukuese dhe impakt shoqëror.

Kjo ekspozitë në Galerinë e Tiranës erdhi në kuadër të iniciativave të përbashkëta mes dy kryeqyteteve: Prishtinës dhe Tiranës.

Çmimin e parë në PIPF 2022 e mori artisti Peter Pocs, me çmim të dytë u nderua Dragan Bozhino dhe në vend të tretë u rendit Lindon Hajdaraj. (Irma)