Foto nga VCG
Qyteti i Pekinit ka planifikuar të organizojë më shumë se 4000 evente kulturore nga 14 janari deri më 5 shkurt për Vitin e Ri Hënor Kinez, duke mbuluar shfaqje të trashëgimive kulturore jomateriale, panaire tempujsh, ekspozita lulesh, shfaqje arti dhe ekspozita, bën të ditur “Xinhua”.
Sipas Zyrës Komunale të Kulturës dhe Turizmit të Pekinit, disa nga aktivitetet do të mbahen si në internet, ashtu edhe fizikisht, duke i lejuar ato të ndahen me audiencën në vende si Finlanda, Greqia, Kanadaja dhe Belgjika.
Pekini pritet të ofrojë skena për shumë evente kulturore. Përveç teatrove me një histori të vjetër, si Teatri i Madh Chang'an, i cili daton në vitin 1937, dhe Teatri i mirënjohur Mei Lanfang, qyteti ka gjithashtu një numër në rritje të teatrove të vegjël të njohur për audiencën më të re.
Kryeqyteti kinez ka vendosur një qëllim për t'u zhvilluar në një qendër të arteve interpretuese për të ofruar vepra më mbresëlënëse për publikun, tha Yin Yong, kryebashkiaku i Pekinit, në sesionin vjetor të Kongresit Popullor Komunal të Pekinit, i cili përfundoi të enjten. (Irma)