Vende të ndryshme festojnë Vitin e Lepurit të Kinës
2023-01-22 16:55:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Nga Tajlanda, Zelanda e Re deri në Serbi, ShBA etj., Viti i Ri Kinez që qëlloi këtë të dielë, është festuar gjerësisht.

Në shumë vende u mbajtën pritje ose takime me rastin e Vitit të Ri Kinez. Ndërtesa kryesore në qytete janë ndezur në të kuqe. Mund të gjenden në shumë krahina kërcime të dragojve e të luanëve, fenerë të kuq dhe figura të tjera të lepurit, pasi 2023-i është viti i lepurit sipas kalendarit hënor të Kinës

Në Bangkok, Phuket etj. të Tajlandës janë mbajtur aktivitete të shumëllojshme kremtuese me rastin e Vitit të Ri Kinez. Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet kremtues, kryeministri tajlandez Prayut Chan-o-cha u shpreh se Tajlanda pret më shumë turistë kinezë pas rregullimit të politikës parandaluese e kontrolluese të pandemisë nga Kina.

Të shtunën, në Zelandën e Re u zhvillua një gala me rastin e Vitit të Ri Kinez për të festuar këtë ngjarje dhe përhapur kulturën kineze.

Në fortesën Kalemegdan në Beograd u zhvillua një aktivitet kremtues me rastin e Vitit të Ri Kinez, ku kryeministrja serbe Ana Brnabic, ambasadori i Kinës në Serbi Chen Bo dhe qindra të pranishëm shikuan së bashku kërcime të luanëve etj.

Shumë njerëz vizituan “Qytetin e Kinës” të stolisur me fenerë në Londër të Britanisë së Madhe për t’iu bashkuar atmosferës së Vitit të Ri Kinez.

Në Edinburg të Skocisë u mbajt një koncert, shfaqja e fenerëve etj. për të pritur Vitin e Ri Kinez.

Që nga e premtja në mbrëmje, u ndez në të kuqe për 23 vite me radhë godina “Shteti i Nju Jorkut” me rastin e Vitit të Ri Kinez. (Fani)