Eksperti: Rritja ekonomike kineze nxit rimëkëmbjen globale
2023-01-22 17:36:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë globale pas pandemisë, sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë Kinë-Belgjikë, Bernard Dewit. Në një intervistë për “Xinhua”, eksperti tha se pandemia ka ndërprerë shumë zinxhirë furnizimi global, si dhe ka ndikuar në prodhim. Megjithatë, Kina arriti rritje pozitive gjatë pandemisë dhe është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë. Sipas Dewit, shumë institucione ndërkombëtare besojnë se rritja ekonomike kineze do të përshpejtohet dhe nga ana tjetër do të injektojë një vrull të fortë në rimëkëmbjen ekonomike globale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi nëntorin e kaluar se ekonomia kineze do të rritet me 4.4 për qind në 2023-shin. Si rezultat, tha Dewit, Kina do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të rëndësishme për industritë globale dhe zinxhirët e furnizimit për t'u kthyer në funksionimin normal.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të stabilizuar ekonominë globale, vuri në dukje ai.

Kina është gjithashtu një aktor kryesor në zinxhirët e vlerës globale, tha Deëit, dhe për këtë arsye ka një ndikim të rëndësishëm në prodhim, transport dhe logjistikën globale. Ajo përbën gati 30 për qind të tregtisë globale të prodhimit dhe një pjesë edhe më të madhe të shumë inputeve të ndërmjetme të zinxhirit të vlerës globale që janë thelbësore për prodhimin.

Kina ka qenë në gjendje të rikuperohet mirë nga ndikimi i pandemisë Covid 19, pjesërisht falë masave të forta stimuluese të qeverisë dhe masave efektive të kontrollit të pandemisë, tha Dewit.

Meqenëse Kina është një lojtar i madh ekonomik global dhe një konsumator i rëndësishëm i mallrave dhe shërbimeve, një ekonomi e fortë dhe e qëndrueshme kineze do të jetë e dobishme në mbarë botën, shtoi Dewit.

Kina është një mbështetëse e fortë e një ekonomie të hapur globale, tha ai, dhe po i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të forcojë solidaritetin dhe bashkëpunimin, të përmirësojë më tej sistemin e qeverisjes globale dhe të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për çështjet globale. Kina gjithashtu mbron fuqishëm zhvillimin e një tregu të përbashkët botëror. (Irma)