India planifikon të ndalojë ndarjen e qymyrit për furnizuesit në kryeqytet për të frenuar ndotjen e ajrit
2023-01-22 15:49:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni i Indisë për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit i kërkoi “Coal India Limited” dhe qeverive lokale të Haryana dhe Uttar Pradesh të sigurojnë që agjentët që operojnë në Rajonin e Kryeqytetit Kombëtar (NCR) mos të furnizohen me qymyr.

Hapi është pjesë e përpjekjeve për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit që lind nga emetimet nga lëndët djegëse fosile shumë ndotëse, si qymyri, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Ministria Federale e Mjedisit, bën të ditur “Xinhua”.

Komisioni është një autoritet ligjor i formuar në vitin 2020 për të frenuar ndotjen në rritje të ajrit në Rajonin e Kryeqytetit Kombëtar dhe zonat fqinje.

“Udhëzimet statutore të komisionit kërkojnë eliminimin e plotë të përdorimit të qymyrit dhe karburanteve të tjera të pamiratuara për operacione apo aplikime të ndryshme në të gjithë sektorët, me efekt nga 1 janari”,- thuhet në deklaratë.

Në përputhje me udhëzimet e komisionit, 84 njësi industriale mbyllën funksionet e tyre përkohësisht ose përgjithmonë. (Irma)