Astronautët kinezë dërgojnë përshëndetje për Festën e Pranverës nga stacioni kozmik
2023-01-22 16:48:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të shtunën, në vigjiljen e Vitit të Ri Kinez, 3 astronautë kinezë në stacionin kozmik “Shenzhou-15” Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu shprehën përshëndetjet e tyre me rastin e Festës së Pranverës nëpërmjet videos.

Tre astronautët të veshur me kostume blu, mbanin secili një fletë ku shkruhej karakteri kinez “fu”, që do të thotë fat të mirë.

Astronauti Zhang Lu u shpreh në video se në stacionin kozmik, ata u veshën me rroba të reja, hëngën “jiaozi” dhe u dërguan të afërmve përshëndetjen e festës, duke provuar të njëjtën atmosferë me kremtimin e festës në Tokë.

Astronautët kinezë e stolisën gjithashtu stacionin kozmik në orbitë 400 kilometra larg Tokës, me një lidhëse të kuqe kineze. (Fani)