Mjekët flasim për rrezikun nga mbipërdorimi i antibiotikëve
2023-01-21 11:42:51

Antibiotiket (Foto Dietageszeitung)

Antibiotiket (Foto Dietageszeitung)

Antibiotikët po na mbrojnë më pak për shkak të përdorimit të tyre pa kriter. Laboratorët e spitaleve universitare po konstatojnë gjithnjë e më shpesh mikroorganizma rezistentë ndaj tyre dhe lista sa vjen e bëhet me e gjatë.

Drejtuesit e laboratorit mikrobiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë, deklaruan për “RTSH”-në se deri para 10 viteve izoloheshin shumë rrallë mikroorganizma rezistentë ndaj të gjithë antibiotikëve, ndërsa kjo gjë vitet e fundit është bërë gjithnjë e më e shpeshtë.

“Ne tashmë izolojmë mikroorganizma që rezultojnë rezistentë ndaj të gjithë antibiotikëve që testohen. Ky është një fenomen jo vetëm shqiptar por të gjithë botën“, tha kryelaborantja.

Shefja e laboratorit mikrobiologjik në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” thotë se fatkeqësisht është një situatë jo e mirë dhe kërkohet vëmëndje e veçantë pasi këta patogjenë veprojnë më shpejt. Sipas saj, pas pandemisë gjendja është përkeqësuar.

OBSH-ja ka bërë një listë me 13 patogjenë prioritarë që po kërcënojnë më shumë shëndetin e populltës e ndaj të cilëve është vështirë të luftohet.

OBSH-ja ka ngritur alarmin për rritjen e rezistencës ndaj përdorimit të antibiotikëve pasi numri i vdekjeve me këtë shkak po rritet ndërsa shumë infeksione spitalore po bëhen të pamundura për t’i trajtuar nga përdorimi pa kriter i tyre.